Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se qeveria po punon intensivisht për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës. Gjatë mbledhjes së djeshme të kabinetit qeveritar kreu i saj ka vlerësuar pozitivisht aktivitetet në procesin e njohjes së Kosovës. Thaci theksoi se përsa i përket njohjes së pavarësisë së vendit, Kosova ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara, dhe të vendeve të Bashkimit Evropian. “Kosova po ndërtohet si një shtet normal demokratik, multietnik me perspektivë të sigurt për të qenë pjesë e NATO-s edhe BE-së”- u shpreh kryeministri Thaçi.