Kosove – Integrimi i Serbise te kushtezohet nga njohja e Kosoves dhe dorezimi i Mlladic

Ish-kryeministri i Kosoves, Agim Ceku, aktualisht kryetar i PSD i ka kerkuar Suedise, vendi qe pas Cekise merr presidencen e BE, qe integrimin e Serbise ne kete strukture ta kushtezoje me njohjen e Kosoves dhe dorezimin ne Hage te gjeneralit Ratko Mlladic. Gjate nje takimi me ambasadorin suedez ne Prishtine, Ceku ka kerkuar nder te tjera qe Suedia kur te marre presidencen te ndertoje nje udherrefyes te qarte per Kosoven drejt BE-se. Nga ana e tij, ambasadori Lars Freden ka mirepritur sugjerimet e Cekut dhe ka theksuar se Suedia do te mbeshtese jo vetem Kosoven ne proceset e saj por gjithe vendet e Ballkanit.
Advertisement