Spotify Wrapped 2022: Për të tretin vit radhazi, ky është këngëtari që dëgjohet më shumë në botë!

Fansat e Spotify vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik një emri për disa vite radhazi: Bad Bunny! Spotify’s 2022 Wrapped kishte për qëllim të zbulonte artistët, këngët, podcastet, etj më të dëgjuar të këtij viti dhe gjejeni çfarë? Këngëtari dhe tekstshkruesi nga Puerto Rico është sërish artisti më i transmetuar në platformë për 2022-shin. Për të tretin vit radhazi.

Bad Bunny dominoi edhe një herë Spotify Wrapped, duke lënë pas Taylor Swift, Drake, The Weeknd dhe BTS. Ndonëse këngëtari ka qenë një yll prej kohësh, këtë vit me “Moscow Mule” kaloi çdo pritshmëri të dëgjuesëve.

Advertisement

Ndërkohë tek kategoria “Artistët e bërë viral në rang global”, Taylor Swift renditej në vend të parë, The Weeknd në vend të dytë, Bad Bunny në vend të tretë, BTS në të katërtin dhe Lana Del Rey në vend të pestë.

Po kënga më e transmetuar në nivel global?

Sigurisht që kënga e verës 2022 nga Harry Styles “As it Was” ishte himni i vitit! E renditur në vend të dytë ishte kënga e grupit anglez Glass Animals, “Heat Waves”.

Artistët më të transmetuar në rang global

Bad Bunny
Taylor Swift
Drake
The Weeknd
BTS

Artistët më të transmetuar në SHBA

Drake
Taylor Swift
Bad Bunny
Kanye West
The Weeknd

Albumet më të transmetuara në rang global

“Un Verano Sin Ti” by Bad Bunny
“Harry’s House” by Harry Styles
“SOUR” by Olivia Rodrigo
”=” by Ed Sheeran
“Planet Her” by Doja Cat

Këngët më të transmetuara në rang global

“As It Was” by Harry Styles
“Heat Waves” by Glass Animals
“STAY (ëith Justin Bieber)” by The Kid LAROI
“Me Porto Bonito” by Bad Bunny feat. Chencho Corleon
“Tití Me Preguntó” by Bad Bunny

Këngët më të transmetuara në SHBA

“As It Was” by Harry Styles
“Heat Waves” by Glass Animals
“Bad Habit” by Steve Lacy
“Me Porto Bonito” by Bad Bunny feat. Chencho Corleon
“First Class” by Jack Harlow