“Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë”: Jennifer Aniston tregon përpjekjet e saj për t’u bërë nënë!

Jennifer Aniston është në kopertinën e revistës “Allure” për këtë muaj dhe ka vendosur të ndajë me publikun rrugëtimin dhe betejat e fshehta me fekondimin in vitro, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për të mbetur shtatzënë.

Advertisement

“Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugëtim sfidues për mua,” tha aktorja, duke theksuar se askush nuk i dinte përpjekjet e saj. Jen tha gjithashtu se ka provuar gjithçka për t’u bërë nënë, edhe fekondimin in vitro.

“Isha duke bërë IVF, duke pirë çajra kinezë…Do të kisha dhënë gjithçka që dikush të më thoshte: ‘Ngriji vezët. Bëji një nder vetes’. Thjesht nuk e mendova. Pra, ja ku jam sot”, u shpreh

Ylli i “Friends” ceku edhe pjesën e lajmeve dhe mediave që vazhdimisht spekulonin se Jen ishte ndarë nga Brad Pitt pikërisht sepse aktorja nuk donte të kishte fëmijë.

“Dhe Zoti na ruajt që një grua të jetë e suksesshme dhe të mos ketë fëmijë,” tha ajo, duke mohuar zërat se kishte refuzuar të bënte një fëmijë me Pitt.

Por, sot, Jen pohoi se është në paqe me veten dhe e ka pranuar rrugëtimin e saj, duke mos u penduar që nuk është bërë nënë.