Dhuna e ushtruar ndaj të moshuarës në një qendër azili pleqsh në Pejë, Kosovë, tronditi gjithë opinionin publik dhe zhvendosi vëmendjen tek kategoria më vulnerabël e shoqërisë: të moshuarit.
Të dhëna të reja nga media lokale thonë se mbi të moshuarën dyshohet se ushtrohej dhunë prej kohësh nga punonjëset, por duhej të ishte publikuar ajo video për t’u kthyer në shqetësim madhor.
Sipas Euroneës, familjarët e të dhunuarës nga infermieret paguanin çdo muaj një shumë prej 650 eurosh. Ata treguan për autoritetet se nuk ishin në dijeni të dhunës së ushtruar pasi e moshuara vuante nga Alzhaimeri dhe nuk kishte treguar.
Policia e Kosovës ka arrestuar infermieren që shfaqet në video dhe një person tjetër. Nga ana tjetër, pronari i qëndër për kujdesin ndaj të moshuarëve deklaroi gjithashtu se nuk ishte në dijeni për rastin në fjalë dhe se ndjente “vetëm mllef”.
Në lidhje me rastin që ka ndodhur të shtunën e 29 tetorit, janë arrestuar tre punonjëset Aurona Pelaj, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi, të cilat dyshohen për veprat penale “Sulmi/moslajmërimi i përgatitjes së veprës penale/fotografim dhe incizimet tjera të paautorizuar”.