Dy kamikaze shpërthyen në dy lokale publike dhe sipas policisë deri tani janë regjistruar 64 të vdekur dhe 65 të plagosur. Masakra ndodhi në kryeqytetin e Ugandës, ndërsa policia thotë se përgjegjëse është marrë nga milicia ekstremiste islamike në Somali, Al-Shabab që ka lidhje me Al Kaedën. Ambasada amerikane në Kampala njofton se mes viktimave është edhe një shtetas amerikan 18-vjecar.