Sipas Le Monde, ende nuk është dhënë një arsye për këtë vendim. Një zyrtar francez ka deklaruar për AFP-në se vizita nuk është vendosur asnjëherë në mënyrë zyrtare. Monarku 86 vjeçar është larguar nga Riadi në muajin qershor për një tur multinacional, duke udhëtuar në Marok, Kanada dhe Uashington. Presidenti Nicolas Sarkozy ftoi mbretin për të inauguruar një event të arkeologjisë arabe në muzeun e Louvrit më 12 korrik.