Prej dy muaj e gjysmë, kësaj komune të rrethit të Kurbinit OSSH-ja i ka ndërprerë energjinë elektrike pasi nuk janë shlyer faturat e energjisë elektrike të një stacioni ujësjellësi. Sipas drejtuesve të komunës drejtuesit lokalë të OSSH-së kërkojnë që të paguhet fatura dhe më pas të ulin faturimin në muajt pasardhës por kjo nuk pranohet nga ana e pushtetit vendor.