Sipas Ministrisë së Jashtme kroate, në këtë takim do të marrin pjesë rreth 15 kryeministra dhe ministra të Jashtëm nga rajoni dhe vendet e BE-së. Mes tyre do të jenë kryeministri kosovar Hashim Thaci, ai shqiptar Sali Berisha, malazezi Milo Gjukanovic, etj. Presidenti serb Boris Tadic e bojkotoi samitin për shkak të pranisë së Kosovës.