Këtë fakt e ka pohuar gjatë seancës plenare të sotme, deputeti socialist Arben Malaj, sipas të cilit prishjet në Ksamil, Vlorë, Hamallaj do tregojnë se boja e përdorur për të njollosur fasadën e shtetit ligjor do mbetet vetëm një fasadë e shëmtuar. Sipas tij, askush nuk do t’ia dalë dot që të dalë mbi qytetarët dhe të drejtën e tyre. Duke iu referuar aksionit të fundit policor, për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet, deputeti Arben Malaj tha se ai ishte i padrejtë, edhe për më tepër ngaqë ndërmerret në fillim të sezonit turistik, duke i ulur shumë pikë atij.

Advertisement