Pakistan – 24 te vdekur nga sulmi me raketa amerikane

Të paktën 24 persona u vranë dje nga lëshimi i dy raketave amerikane pa pilotë në një kamp stërvitor të talebanëve në veriperëndim të Pakistanit, bënë të ditur sot zyrtarë lokalë. Një zyrtar i shërbimeve të sigurisë shtoi se mes personave të vdekur gjendeshin dhe shtetas të huaj që i përkisnin rrjetit të al-Kaedës dhe 50 rebelë të tjerë ishin plagosur.
Advertisement