Autoritetet e sigurisë raportuan të paktën 3 shpërthime të fuqishmë në një distancë kohore mjaft të ngushtë nga njëri-tjetri. Shpërthimi i parë shkaktoi vdekjen e 32 personave dhe dhjetra të lënduar, ndërsa në shpërthimin e dytë 7 persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën. Megjithëse autoritetet deklarojnë se mbi 200 mijë policë janë të angazhuar për sigurinë gjatë zhvillimit të ritit shiit, atentatet treguan dështimin e masave të sigurisë për të mbrojtur qindra-mijëra pelegrinë të cilët marrin pjesë në ritin e përvitshëm, i cili sivjet kulmon ditën e premte.

Advertisement