Shawn Mendes ka publikuar këngën e re “It’ll Be Okay”. Duke dëgjuar këngën është vërtet e pamundur të mos mendosh për fundin e historisë së dashurisë me Camila Cabello, të paralajmëruar vetëm disa javë më parë. Në tekstin e këngës, Shawn duket se përballet me të gjithë frikën që pason pas përfundimit të një lidhjeje. “A do t’ia dalim? A do të na bëjë keq?” Këndon artisti. “Nëse më thua se po largohesh, unë do të ta bëj të lehtë / Do të shkojë mirë / Nëse nuk mund të ndalojmë gjakun / Nuk duhet ta rregullojmë / Nuk duhet të qëndrojmë / do të të dua gjithsesi.”
Vetë Shawn dhe Camila njoftuan fundin e dashurisë së tyre që zgjati rreth 2 vjet, duke postuar një mesazh të njëjtë në Instagram Stories përkatëse. Të dy shpjeguan se donin të mbeteshin miqtë më të mirë, njësoj siç nisi lidhja e tyre: “Ne kemi vendosur t’i japim fund lidhjes sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë – shkruan ata – Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. E vlerësojmë mbështetjen tuaj që nga fillimi e në vijim”.