Fuqia e frutave: Çfarë të konsumoni gjatë dimrit dhe pse

Gjatë dimrit, është e nevojshme të krijojmë mbrojtje imunitare për të mos u sëmurur, aq më tepër tani që jetojmë në botë pandemike. Kjo bëhet duke marrë vitamina dhe njëkohësisht duke u njohur më mirë me frutoterapinë!

Frutoterapia lidhet me fuqinë shëruese të frutave, perimeve, drithërave, bishtajoreve dhe barërave. Cilat janë ato me më shumë vlerë për shëndetin dhe si ndikojnë secila?

Advertisement

Kumbulla të thata

Një studim mbi frutat që zgjati më shumë se 30 vjet, arriti në përfundimin se kumbullat janë fryti që jep absolutisht më shumë përfitime. Përveçse rregullon veprimtarinë e zorrëve, kumbullat nuk lejojnë intensifikimin e osteoporozës në kocka. Për më tepër, luftojnë inflamacionin në gojë dhe janë antioksidantë të fuqishë. Kumbullat e thata kundërveprojnë dhe ndaj procesit të plakjes së lëkurës dhe indeve.

Portokallet

Të pasura me vitamina, sidomos vitaminë C, portokallet parandalojnë ftohjen dhe virozat. Për më tepër, ato kanë një ndikim qetësues në sistemin nervor dhe ulin kolesterolin. Një kuriozitet: është më mirë të konsumohen vetëm, pasi me ushqime të tjera ato mund të nxisin gazra të zorrëve.

Hurma arabie

Ky frut është perfekt për personat që sapo e kanë marrë veten nga sëmundja. Duke u zierë me ujë ose qumësht ato mund të veprojnë si një ekspektorant (një lloj mjekimi). E nevojshme për të përforcuar mbrojtjen imunitare është shumë energjike, antiinflamatore dhe dieretik (që ndihmon në jashtëqitje). Hurmat e arabisë janë të afta për të luftuar hemorroidet dhe problemet e kapsllëkut.

Mango

E pasur me vitaminë A, mangoja është e shkëlqyer për të forcuar zemrën dhe arteriet e saj. Gjithashtu vepron kundër dobësive të stomakut dhe është një mbrojtës natyral e të gjithë aparatit tretës. Duke u pjekur në furrë me mollët, mangoja kuron infeksione polmonare, bronshitin dhe sëmundje të tjera të ngjashme.

Molla

Është një frut i shkëlqyer, kuron lodhjen fizike dhe intelektuale (është zgjedhja perfekte në periudhë stresi), aneminë, reumatizmën, bronshitin, pagjumësinë dhe nervozizmin. E keni provuar ndonjëherë ujin me mollë? Zieni për çerek ore 3 mollë të prera në copa të vogla dhe një litër ujë dhe pijeni nëse doni të luftoni bronshitin akut. Për të luftuar virozat përfshini në dietën tuaj të përditshme dy mollë të papërpunuara.

Rrushi i thatë

Ai është një ushqim energjik, shumë ekspektorant, ndikon në luftën kundër problemeve të veshkave dhe infeksionet e mushkërive, lufton aneminë dhe hemorragjitë, vepron dhe si pastrues dhe ndihmon në sistemin tretës.

Kungulli i ëmbël

Tuli i kungullit të ëmbël është i shkëlqyer për inflamacionet dhe djegiet. Duke u ngrënë rregullisht, ajo është një neutralizues i çrregullimeve të qarkullimit. Prisni fleta të holla nga kungulli, hidheni në një tas me ujë dhe pak kanellë derisa të zbutet. Lereni të ftohet, hollojeni me qumësht dhe pijeni një herë në ditë.