DASH thekson gjithashtu se do pranohen 22 ofertat nga 12 vende dhe organizata ndërkombëtare. Numri total i shteteve që i kishin ofruar ndihmë SHBA-së ishte 27. Pas hapjes së portës së ndihmave pritet që të nisë një operacion i gjerë në terren për të pastruar sa më parë Gjirin e Meksikës nga derdhja e naftës.