Seriali trend i momentit më i ndjekuri në Netflix, “Squid Game” ka shkaktuar nje rritje të madhe të shitjeve të kostumeve në ngjyrë të gjelbër e të bardhë, si edhe të atleteve Vans.
Këpucët e bardha të cilat janë të veshura nga aktorët e Squid Games kushtojnë 50 dollarë dhe patën një rritje prej 7800% në shitje që prej daljes së serialit në platformën Netflix.
“Të fiksuarit” e serialit po përpqien të rikrijojnë veshjet e lojtarëve në thrillerin korean, ndërsa të tjerë kanë guxuar edhe më shumë pasi kanë zgjedhur të bëhen rojtarët. Këta të fundit veshin kostume rozë dhe maska me rrjetë. Kërkimet për kostumet rozë të rojtarëve në serial janë rritur me 62%.
Squid Game është duke thyer rekord shikueshmërie në Netflix teksa duket se është kthyer trendi dhe seriali më i pëlqyer i momentit.