Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçin dhe tre anëtarët e komisionit të ofertave Julian Tapinë, Alban Malavecin dhe Ervin Murajn pas akuzave për korrupsion.Sipas dokumenteve të SPAK, Gëllçi shpërdoroi postin e tij për blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro, me vlerë 860 milionë lekë pa TVSH dhe keqmenaxhoi fondet për zbatimin e një kontate e cila si përfundim nuk u zbatua.
Gëllçi dyshohet gjithashtu se ka kryer një procedurë tenderimi 1 vit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe dy vjet përpara fillimit të funksionimit të kanalit .
Sipas SPAK shkresat tregojnë se pas nënshkrimit të kontratës për blerje pajisjesh që më pas u kaluan në magazinat audiovizive Kukës, Gjirokastër, Shkodër, ajo duhej të përmbushej nga TBS 96 brenda 6 shkurtit 2019. Megjithatë në datën 15 shkurt 2019 ish drejtori i RTSH Thoma Gëllçi, nënshkroi kontratën shtesë duke e zgjatur afatin deri në 22 shkurt 2019.
Të gjitha këto veprime të Gëllcit dhe tre anëtarët të KVO konsiderohen si abuzim me tenderat, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.