Tiranë – Miratohet ligji për faljet e të dënuarëve

Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar nenin 10 të këtij ligji, i cili sipas deputetëve të Partisë Socialiste cenon kompetencat e presidentit duke i dhënë më shumë kompetenca ministrit të Drejtësisë. Ligji për faljen e të dënuarve ka shkaktuar debate në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Deputetë të opozitës dhe mazhorancës janë përplasur në lidhje me nenin 7 të projekt/ligjit për faljet i cili parashikon dërgimin e kërkesës për falje në Ministrinë e Drejtësisë. “Ne nuk mund t’i japim të drejtën ministrit të Drejtësisë për faljen e të dënuarve, pasi kompetencë për amnisti ka vetëm presidenti”, ka deklaruar në komisionin e ligjeve, deputeti socialist, Saimir Tahiri. Por, sipas deputetit të Partisë Demokratike, Eduart Halimi, ligji për amnistinë e të dënuarëve i është referuar Kushtetutës italiane, i cili parashikon që kërkesa për faljen e të dënuarve t’i kalojë ministrit të Drejtësisë. Opozita e kundërshtoi rishtas duke theksuar se kërkesa për faljen e të dënuarëve duhet t’i kalojë direkt Presidentit të Republikës. Pëplasja mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës ishin për nenin 7 të këtij ligji, i cili u miratua pak minuta më parë vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita voti kundër.

Advertisement