Kore Veriore – Kërcënime ndaj SHBA-ve

“Transporti i armëve të rënda është një provokim dhe ka për qëllim të krijojë një konflikt të rëndë ushtarak”, thotë KCNA, agjencia zyrtare e regjimit të Penianit përmes një relacioni. “Nëse kërkesa nuk përmbushet atëherë ushtria koreano-veriore do të ndërmarrë masa të ashpra ushtarake”, thekson më tej agjencia. Paralajmërimi i Penianit është shpërndarë menjëherë pas një njoftimi në Ministrisë së Jashtme për qëllimin e përforcimit të arsenalit bërthamor në një mënyrë të re për të kontrastuar politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kërcënimet ushtarake.

Advertisement