Shqipëri – Moti sot, 25 Qershor 2010

Në të njëjtat kushte të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta do të jemi edhe gjatë orëve të mesditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellimet në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore të vendit. Ky stabilitet atmosferik do të na shoqërojë gjatë natës dhe deri në mëngjesin pasardhës. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë një rritje të lehtë por edhe mesdita do të sjellë rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim kryesisht Perëndimor kjo do të bëjë që deti të gjenerojë dallgëzim deri në dy ballë.

Advertisement