Kosovë – Ahtisari, pavarësia është e pakthyeshme

Kështu është shprehur Marti Ahtisari, ish-presidenti i Finlandës dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, i cili tha se pavarësia e Kosovës tashmë është një hap i pakthyeshëm. “Mendoj se është e rëndësishme për çdonjërin të fillojë të kuptojë se çfarëdo që të ndodhë në procedimet e gjykatës ndërkombëtare, Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet shtet i pavarur. Unë mendoj se ky është një fakt, të cilin çdonjëri duhet ta marrë në konsideratë, veçanërisht ata që kanë ambicje të përpiqen t’i bashkangjiten Bashkimit Evropian”, tha Ahtisari. Ish-i dërguari i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Ahtisari, i bëri këto komente në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Advertisement