Regjisori holandez, Paul Verhoeven do të jetë pjesë Festivalit të filmit të Kanës me “Benedetta” me francezen Virginie Efira, që do të dalë njëkohësisht më 9 korrik në kinema, njoftoi sot festivali.
Filmi ishte parashikuar për kompeticionin prestigjioz të vitit të kaluar, para krizës shëndetësore dhe pandemisë së COVID-19 që detyroi festivalin të anulonte edicionin e tij.
Regjisori i “Basic Instinct” (1992, me Sharon Stone) dhe “Elle” (2016, me Isabelle Huppert dhe… Virginie Efira) ka arritur disa herë majat, por nuk është vlerësuar asnjëherë me çmim.
Një kineast provokues, i cili shpesh ka trajtuar çështje të seksit dhe dhunës, këtë herë ai premton një zhytje në një kongregacion fetar të Italisë së shekullit XV, të goditur nga murtaja, përmes portretit të një murgeshë lezbike në një manastir nga Toskana, i cili që në moshë të re (…) është në gjendje të bëjë mrekulli “, sipas përmbledhjes.
Përveç Virginie Efira, kasta e kësaj drame historike “frymëzuar nga ngjarje të vërteta”, xhirimet e së cilës filluan në vitin 2018, bëjnë bashkë aktorët Charlotte Rampling dhe Lambert Wilson.
“Benedetta” i bashkohet filmit të parë tashmë të konfirmuar në kompeticionin zyrtar të festivalit që do të mbahet nga 6 deri më 17 korrik “Annette” e Leos Carax, me Marion Cotillard dhe Adam Driver, që do të bëjë gjithashtu dhe hapjen e festivalit.