Mama për herë të tretë, Emina Çunmulaj tregon gjininë në mënyrën më të bukur

Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Çunmulaj është mama e dy vajzave: Mia Soraya dhe Ella Faria dhe tashmë ka dhënë lajmin se është në pritje të një fëmije tjetër.

Mënyra se si e ka publikuar lajmin është shumë e veçantë. Ajo bashkë me dy vajzat kanë pozuar në plazh me rroba banje në të cilat shkruhej:

Advertisement

“Mezi po presim që të njohim vëllain tonë!”

Në këtë mënyrë Emina ka dhënë 2 lajme, pritjen e ëmbël dhe gjininë e bebushit. Ajo ka 11 vite me partnerin e saj dhe duket se për të dy familja është pjesa më e rëndësishme.