Oscars 2021/ Nominime që bëjnë historinë, Netflix shkëlqen!

Historia është bërë gjatë nominimeve të çmimeve Oscar 2021, teksa ditën e sotme janë shpallur pretendentët e ceremonisë së 93-të të Akademisë së Filmit. Filmi “Mank” është më i nominuari nga të gjithë në plot 10 kategori, megjithatë kujtojmë që e njejta gjë ndodhi edhe në “Golden Globes”, por projekti u largua pa asnjë çmim. Netflix, që është platforma ku “Mank” është transmetuar, ka marrë vetë 35 nominime për filmat që ka prodhuar, më shumë se çdo distributor tjetër filmik.

“Mank” do konkurojë në kategorinë e filmit më të mirë të vitit me “The Father”, “Judas and the Black Messiah”, “Minari”, “Nomadland”, “Promising Young Woman”, “Sound of Metal” dhe “The Trial of the Chicago 7”. Ky vit është i pari kur një ekip me ngjyrë produksioni është nominuar për një film. Producentët Shaka King, Ryan Coogler dhe Charles D.King jannë në garë për punën e tyre në projektin “Judas and the Black Messiah”.

Advertisement

Ndërkohë këto nominime shënojnë po ashtu herën e parë që dy aktorë aziatikë janë nomimuar në kategorinë për aktorin më të mirë të vitit. Steven Yeun është në listë për punën në filmin “Minari” dhe Riz Ahmed për “Sound of Metal”. Ahmed po ashtu është i pari mysliman që përfshihet në këtë kategori. 2021 është gjithashtu i pari vit kur dy gra janë nominuar në kategorinë e regjizorit më të mirë. Chloe Zao gjendet në listë për punën në ”Nomadland” dhe Emerald Fennel për ”Promising Young Woman”.

Viola Davis, e cila këtë vit është e nominuar për filmin “Ma Rainey’s Black Bottom”, është zyrtarisht aktorja me ngjyrë më e nominuar në histori, me 4 herë dhe e vetmja grua me ngjyrë që është nominuar 2 herë si aktorja më e mirë protagoniste.

Në listën e filmave më të mirë të huaj gjendet edhe “Quo Vadis Aida”, një film boshnjak, që flet për masakrën e Srebrenicës dhe që në fakt ka qenë një nga projektet ndërkombëtare më të vlerësuara këtë vit.