Numri i miliarderëve kinezë në rritje pavarësisht pandemisë

Kina nuk ka numëruar kurrë kaq shumë miliarderë pavarësisht pandemisë që ka tronditur ekonominë globale, sipas një klasifikimi të publikuar sot.

Mes vendeve më të prekura në fund të vitit 2019 nga koronavirusi i ri që paralizoi ekonominë e saj, Kina është gjithashtu e para që është rikuperuar dhe ka gjetur rrugën e rritjes ekonomike.

Advertisement

Dhe pavarësisht masave kufizuese të pazakonta që goditën aktivitetin në fillim të vitit 2020, Kina shënoi vitin e kaluar një rritje të numrit të miliarderëve, sipas klasifikimit vjetor të ”Hurun”.

Gjiganti aziatik numëron tashmë 253 miliarderë më shumë dhe dominon gjerësisht klasifikimin botëror me 992 super-të pasur duke përfshirë dhe Hong Kongun.

Në numër, SHBA-ja është e dyta me 696 miliarderë, por tre të pasurit më të mëdhenj botërorë mbeten amerikanët dhe francezët, 197 miliardë dollarë për Elon Musk, kreu i Teslas, para Jeff Bezos (Amazon) dhe Bernard Arnault (LVMH).

India është vendi i tretë në botë që numëron numrin më të madh të miliarderëve (177).

Njeriu më i pasur në Kinë është tani kreu i fshehtë i një gjiganti të ujit në shishe Zhong Shanshan, i cili nuk bënte pjesë në klasifikimin e 100 më të pasurve botërorë një vit më parë.

Pasuria e tij është vlerësuar 85 miliardë dollarë (70,71 miliardë euro), pas hyrjes në bursë të kompanisë së tij ”Nongfu Spring” vitin e kaluar.