Sudan – “Mjeket pa kufij” terheqin te gjithe personelin nga Darfuri

Organizata humanitare “Mjekët pa Kufij” njoftoi se do të tërhiqte nga Darfuri pothuaj të gjithë personelin e saj, pas rrëmbimit ditën e djeshme të tre anëtarëve të saj të seksionit belg. “MSF-ja është duke tërhequr ekipet e fundit nga Darfuri”, i deklaroi shtypit drejtori i përgjithshëm i MSF-së për Belgjikën, Christopher Stokes. “Të gjitha ekipet e të gjitha seksioneve të MSF-së do të largohen dhe jo vetëm personeli që varet nga seksioni belg i organizatës humanitare”, shtoi ai. Personeli i vetëm që do të qëndrojë në Darfur do të jetë ai që do të përpiqet për të siguruar lirimin e kolegëve të rrëmbyer dje në Darfurin Verior, shtoi ai. Seksioni francez dhe holandez i MSF-së janë dëbuar nga Darfuri javën e kaluar nga autoritetet sudaneze, në përgjigje të mandatarrestit ndërkombëtar të lëshuar kundër presidentit sudanez Omar el-Bechir.
Advertisement