Kur do të rinisin udhëtimet ndërkombëtare? Ja çfarë dihet deri tani

Numri i njerëzve që do të fillojnë të udhëtojnë jashtë vendeve tyre do të fillojë të nisë këtë pranverë dhe do të rritet më shumë nga mesi i vitit, parashikojnë ekspertët e industrisë së udhëtimit, pasi vaksinat dhe masat e sigurisë kundër Covid janë shpërndarë gjerësisht dhe rastet e koronavirusit në botë do të fillojnë të ulen.

“Unë jam me të vërtetë i sigurt që në fillim të majit, të gjithë do të jemi në një botë shumë më të mirë”, tha për CNN Paul Charles, themelues dhe drejtori ekzekutiv i agjencisë së këshillimit të udhëtimit me qendër në Londër, The PC Agency.

Advertisement

“Kur nuk keni një qasje të koordinuar globale, është shumë e vështirë për industrinë të shkojë përpara, veçanërisht kur rregullat e lojës ndryshojnë në thelb çdo ditë”, shtoi për CNN Luis Felipe de Oliveira, drejtori i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI), një organizatë tregtare globale që përfaqëson aeroportet e botës.

Agjenci dhe organizata të udhëtimeve parashikojnë se në verë, trafiku ajror do të arrijë 50% deri ne 60% të niveleve të mëparshme. Disa nga pengesat e udhëtarëve të cilat industria do të duhet të kapërcejë me shtimin e udhëtimeve lidhet me eleminimin e karantinave dhe vaksinimin dhe vërtetimin e tij.

Udhëtimi ndërkombëtar nuk do të ndodhë brenda natës. Teksa presim për rënie në rastet e koronavirusit dhe koordinim më global për udhëtime ndërkufitare më të sigurta, më pak konfuze, destinacionet dhe korporatat gjithnjë e më shumë po ofrojnë zgjidhjet e tyre të ndërmjetme.

De Oliveira sheh testimin e shpejtë të antigjenit si një ndihmë të mundshme në rimëkëmbjen e industrisë. Ndonëse konsiderohen më pak të saktë, testet e antigjenit janë gjithashtu shumë më të shpejtë dhe më pak të kushtueshëm.