Steinberg është shprehur se, nuk duhet të ketë paqartësi lidhur me qëndrimin amerikan se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Por ndërkohë që punohet për këto çështje afatgjata, Steinberg, në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ka thënë se ka rëndësi që të ketë njëfarë bashkëpunimi praktik mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, është në interes të të gjithëve zgjidhja e çështjeve të tilla si kufijtë dhe doganat apo telekomi. “Nëse ndjekim qëndrime pragmatike, pra që palët të bien dakord për të mos qenë dakord për gjithçka, e në të njëjtën kohë të bëjnë gjëra në interes të të gjithë popullit duke çuar në më shumë e jo në më pak bashkëpunim, kjo do të ishte diçka e mirëpritur”, ka theksuar ai.