“The Crown” është momentalisht shfaqja më e popullarizuar në Netflix.
Fillimisht duhet të dini se “The Crown” fillon me ngjitjen e mbretëreshës Elizabeth II në fron, fill pas vdekjes së të atit, mbretit George VI. Në serial, jepet një portret më intim i mbretëreshës në krye të fronit dhe ndërveprimet e saj me të tjerë emra të njohur, si Winston Churchill apo me përballjen me dashurinë e ndaluar të së motrës, për të mbërritur në sezonin e katërt, ku prezantohet Lady Diana në familje.
Sezoni i katërt i serialit është ndër më të komentuarit dhe nëse nuk jeni bërë mbarë ta nisni, ja disa arsye që do t’ju bindin.
1 – Vetë mbretërorët! Gjithë bota është e fiksuar me Kate Middleton e princin William, apo Meghan Markle dhe princin Harry. Nuk është çudi që seriali do të fiksojë këdo që ka interes ndaj jetës së familjeve mbretërore dhe intrigave brenda pallateve të famshme.
2 – Mbretëresha. Si është të jesh në krye të mbretërisë – rastësisht – në një moshë fare të re?
3 – Dasmat!
4 – Dashuritë dhe tradhtitë nuk i shpëtojnë as familjes mbretërore.
5 – Moda dhe diamantet, smeraldët, kurorat, fustanet mbresëlënëse.
6 – Një ide për jetën e princit Philip, si bashkëshorti i një prej grave më të fuqishme në botë.
7 – Jeta e familjeve mbretërore në realitet vs Jeta e tyre në media.
8 – Prezantimi i Lady Diana-s në familje dhe pse të gjithë u fiksuan me të.
9 – Trekëndësi i dashurisë: Lady Diana – princ Charles – Camilla.
Çfarë duhet të dini paraprakisht?
Asgjë. Nëse filloni kërkoni më shumë informacion para se ta shihni, me gjasë do të humbni kënaqësinë për ta “eksploruar” vetë serialin. Mos lexoni asgjë më tepër, thjesht shiheni. Nëse jeni mjaftueshëm kuriozë, kërkoni në Google për të vërtetat historike. Thjesht kini parasysh se “The Crown” është fiction. Jo çdo gjë që shihni ka ndodhur në të vërtetë, megjithëse krijuesit kanë bërë një punë voluminoze kërkimore.