Tiranë – Berisha, të hetohet Masakra e Tivarit

“Genocidi i Tiravrit është një nga genocidet më të mëdha në historinë e Luftës së Dytë të Botërore e deri më sot për Shqiptarët”, tha ai. Ai u shpreh dhe për deklarata e ish-Presidentit Alia, duke thënë se “xhelati nuk mund t’i laj duart para këtij akti”. Në këtë mënyrë Berisha i është përgjigjur deklaratës së bërë pak ditë më parë nga Alia se ai nuk ka djeni për këtë ngjarje. Berisha akuzoi drejtuesit e Partisë Komuniste për këtë masakër. “Ky genocid u ndihmua nga klika barbare e Tiranës”, tha Berisha. Ai shtoi se këta njerëz duhet të marrin dënimin ekzemplar. “Kjo përbën vrasjen më masive ndoshta në gjithë historinë e tyre. Genocidi i Tivarit nuk është fantazi, por vepra më e shëmtuar, më e rëndë që i ka ndodhur ndonjëherë këtij kombi”, u shpreh Berisha. Duke u ndalur në këtë ngjarje Berisha ka thënë se kjo ka qenë më e rënda për kombin. “Ata që u mblodhën derë më derë në trevat shqiptare jashtë kufijve nuk ishin oficerë si oficerët polak. Por ata ishin lulja e kombit shqiptarë, ishin djemtë e familjeve që u ekzekutuan vetëm e vetëm për t’u pakësuar shqiptarët”, tha ai.

Advertisement