Tiranë – Prifti, bashkëpunim eficent me Poloninë

Kështu ka pohuar në fjalën e tij ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, gjatë forumit për bizneset mes këtyre dy vendeve, duke pohuar se sikundër ekziston një klimë shumë e mirë politike mes dy vendeve, edhe ekonomikisht duhet të përpiqemi për të arritur një bashkëpunim efiçent. “Shqipëria dhe Polonia në fushën ekonomike kanë një gjë të përbashkët, ajo e rritjes ekonomike në vitin 2009, kur në kushtet e krizës globale financiare, e para pati rritje 3 % të GDP-së ndërsa e dyta me 2% të GDP-së”, u shpreh ministri Prifti. Sipas tij, në këto kushte, bashkëpunimi mes dy vendeve tona mund të jetë dhe duhet të jetë më efiçent, pasi jemi dy vende që rritemi. Sa i përket kuadrit ligjor, edhe për atë Prifti deklaroi se është shumë i favorshëm në të dyja vendet tona. “40 milionë euro është volumi tregtar mes dy vendeve tona, nga të cilat 39 milionë i zënë importet dhe më pak se 1 milionë euro eksport mallrash drejt këtij vendi”, tha mes të tjerash ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

Advertisement