Tirane – Universitetet shqiptare bashkepunojne me Univeristetin e Torinos

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Torinos. Marrëveshja u firmos nga Rektori, Dhori Kule, Rektori Harizaj dhe Rektori i Universitetit të Torinos, Peliceti. Në ceremoni ishte i pranishëm presidenti i Republikës, Bamir Topi, ambasadori italian në Tiranë, Saba Delia, dekanë, profesorë e studentë. Kreu i shtetit, vuri në dukje vlerat mësimdhënëse të Universitetit mbi 600-vjeçar të Torinos dhe evidentoi përfitimet e universiteteve tona nga ky shkëmbim eksperiencash arsimore e kulturore. Nga ana e tij, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule e vlerësoi këtë moment si shumë të rëndësishëm për arsimin në vend. Ambasadori italian në Tiranë, Sabah Delia, theksoi se marrëveshje të tilla e ndihmojnë Shqipërinë ti afrohet sa me shpejt Bashkimit Europian, duke pasur parasysh edhe pozicionin tonë si përkrahës të mëdhenj të kësaj nisme.
Advertisement