Meksikë – Vendoset kapak në vendin e derdhjes së naftës

Roja Bregdetare amerikane deklaroi se kapaku, edhe nëse funksionon, do të ketë vetëm një efekt të përkohshëm. Megjithatë do të duhet pak kohë për të parë nëse teknika e re funksionon ose jo. Ndërkohë presidenti Barack Obama ka kritikuar sërish ashpër “BP”, duke u shprehur se nuk e ka parë ende “përgjigjen e shpejtë” ndaj katastrofës.