Kënga e Encës dhe Don Xhonit “e vjedhur”? Reagojnë vetë artistët

Kanë kaluar më pas se 24 orë nga publikimi i bashkëpunimit të Encës dhe Don Xhonit dhe kaq shumë gjëra kanë ndodhur. Si fillim, kënga ka qenë një sukses, kjo shihet qartë nga 1 milionë klikimet për një kohë kaq të shkurtër, por edhe nga fakti që ndodhet në listën e projekteve “trending” në të gjithë botën.

Advertisement

Gjithsesi kënga u komentua edhe ngjashmërinë e madhe që kishte me një këngë hollandeze, të publikuar kohë më parë. Pra sic ndodh në këto raste pati akuza për huazim apo vjedhje të muzikës, gjë që prek jo vetëm Encën dhe Don Xhonin, por edhe producentin, Mixey, një emër tashmë i njohur i muzikës shqiptare.

Reagimi i tyre gjithsesi ka qenë i shpejtë. Pikërisht Mikey, me anë të një postimi në Instagram, ka sqaruar për fansat dhe ndjekësit, që ka një diferencë mes huazimit të një melodie( e paligjshme) dhe blerjes së “sample instruments”, që mund të jenë të njetat për disa këngë.

Ja ku është edhe një tjetër këngë e ngjashme me dy të mësipërmet:

Enca po ashtu ka përdorur postimin e producentit të saj, për të reaguar ndaj akuzave të “profesionistëve”. Madje këngëtarja thotë se më mirë do të priste një këmbë se sa të vidhte një këngë. Pak ekstreme…

Dhe ja ku jemi, Enca, Don Xhoni dhe Mixey nuk kanë vjedhur asgjë dhe “Break Down” sapo arriti 1.2 milionë klikime.

Burimi: News31.al