“Ferrari” vjen edhe me një klip atraktiv, në të cilin këngëtarja shfaqet mjaft tërheqëse duke interpretuar në një veturë të tipit “Ferrari”.

Ana vizuale i është besuar Fati Media Group Filmproduktion.

Dhurata Dora përndryshe vazhdon të jetë shumë aktive në tregun muzikor me prurje të reja, të cilat priten gjithmonë mirë nga fansat.