SHBA – KS dënon sulmin Izraelit dhe kërkon hapjen e hetimeve

KS, pas një mbledhjeje të gjatë 12 orë dhe pas një kompromisi mes palës turke dhe asaj amerikane, ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar zhvillimin e një hetimi. “Dënojmë humbjen e jetëve të civilëve dhe kërkojmë një hetim të shpejtë, të pavarur, të besueshëm dhe transparent”, ka deklaruar KS. Nga sulmi i forcave speciale izraelite ndaj anijes me ndihma humbën jetën 9 aktivistë, shumica e të cilëve grekë dhe turq. Turqia e kishte dënuar ashpër Izraelin, duke e quajtur sulmin mbi anijet me ndihma ‘akt agresioni’. Ndërsa SHBA-ja, aleate e ngushtë e Izraelit, u përpoq që ta zbuste gjuhën e deklaratës. Nga ana tjetër ministri i Mbrojtjes në Tel Aviv ka deklaruar se nuk do të lejohet hyrja e asnjë anijeje me ndihma në Gaza. Radio publike izraelite raporton për mbi 480 aktivistë të arrestuar, ndërsa 48 të tjerë do të largohen. Mes personave të burgosur janë edhe 6 italianë, të cilit ishin pjesë e ekuipazhit. Sulmi izraelit u dënua dje edhe nga Ministria e Jashtme shqiptare. Me anë të një deklarate per shtyp, MPJ thekson se është duke ndjekur e shqetësuar situatën e krijuar në Lindjen e Mesme, dhe i kërkon autoriteteve izraelite të nisin menjëherë hetimiet në lidhje me ngjarjen. Komandot izraelite sulmuan dje në mëngjes ne Lindje te Detit Mesdhe një flotë prej gjashtë anijesh që po bënte përpjekje për të kapërcyer bllokadën vënë Rripit të Gazës duke dërguar atje mijëra ton ushqime. Anijet u nisen nga gjiri i Qipros dhe mbartnin 10 mijë tonë ndihma për Gazën. Sipas mediave izraelite, forcat speciale në tentativë që t’i ndalojnë kishin hipur në anije dhe kishin hasur në rezistencë të ashpër të aktivistëve të nidhmave humane. Operacioni raportohet se u krye 65 km larg brigjeve në ujrat ndërkombëtare.

Advertisement