Izrael – Nuk do të lejohen anije drejt Gazas

Ndërkohë, në Pallatin e Qelqtë të OKB-së Këshilli i Sigurimit, ka miratuar një projekt/rezolutë për të dënuar dhe kërkuar hapjen e hetimeve për sulmin edjeshëm. Më parë Izraeli lëshoi një deklaratë ku pretendon se anijet e flotës humanitare të sulmuara në orët e parë të së hënës, nuk kishin si qëllim final të tyre ndihmat humanitare ndaj palestinezëve. Gjatë fjalës së tij para Këshillit të Sigurimit, zv.ambasadori izraelit, tha se anijet e sulmuara në brigjet e Rripit të Gazës nuk kishin qëllime humanitare. Ndërkaq për kryeministrin turk, Erdogan anijet transportonin vetëm materialë ushqimore dhe lodra fëmijësh për popullsinë civile të qytetit të Gazës dhe jo armë.

Advertisement