Shqipëri – Moti sot, 31 Maj 2010

Në mesditë pritet shtimi i intensitetit të shirave sidomos në zonat malore të cilat do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë vranësira dhe shira të konsiderueshme në veri-veriperëndim ndërsa në pjesën tjetër të territorit vranësirat dhe shirat do të jenë me intensitete më të ulta. Në kushtet e vranësirave dhe shirave do të mbetemi gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në veri, ndërsa mesdita do të sjellë rënie me 4 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtim Jugperëndimor dhe për pasojë në det do të ketë dallgëzim deri në 4 ballë.

Advertisement