Në te njëjtat kushte atmosferike, do të mbetemi edhe gjatë orëve të mesditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi herë pas here vranësira kalimtare. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat do të largohen gradualisht për t’ua lënë vendin kthjellimeve. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes, por mesdita do të sjellë rënie të temperaturave në vend, më e ndjeshme kjo në zonat veriore. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi juglindor e kjo do të bëjë që edhe dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.

Advertisement