Gjatë një ceremonie të posaçme me këtë rast, ministri i Punëve Publike e Transporteve, Sokol Olldashi, ka bërë me dijeni se një vepër e tillë është mjaft e rëndësishme për turistët nga Kosova që pritet të mbërrijnë tani e tutje, me hapjen e sezonit turistik, drejt bregdetit shqiptar. Prandaj, ai e vlerësoi aktin e rihapjes së këtij tuneli si mjaft të domosdoshëm. Sipas tij, në këtë tunel tashmë kanë përfunduar te gjitha punimet e rehabilitimit dhe rregullimet përkatëse e se tani, nuk ka më rrezik prandaj ai mund të jetë lehtësisht i kalueshëm si më parë.