SHBA – Peniani të mbajë përgjegjësi për mbytjen e luftanijes

Në një deklaratë për shtyp, zëdhenësi i Departamentit të Shtetit, Filip Kruoli tha se sulmi ndaj luftanijes ishte i pajustifikuar dhe ka ardhur pa asnjë provokim nga ana e anijes koreanojugore. Ndërkohë që ditën e enjte Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts tha se SHBA-të mbështesin përfundimin e hetimeve të arritura prej Seulit ku thuhet se luftanija është fundosur pas goditjes nga një silur. Në incident gjetën vdekjen 46 marinarë koreanojugorë.

Advertisement