“Nuk do të ketë negociata të reja për statusin, pasi kjo cështje ka marrë fund”, ka pohuar Hyseni, duke theksuar se nuk do të ketë as bisedime për ndarjen e Kosovës. “Kjo nuk do të ndodhë kurrë, por bisedime mes vendeve fqinje do të ketë gjithmonë”, ka nënvizuar shefi i diplomacisë kosovare. Deklarata e tij është mbështetur nga zëvendësambasadorja amerikane në OKB, Brooke Anderson, e cila ka theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ndërsa ndarja e papranueshme. Por ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, i pranishëm në seancë, deklaroi se Serbia nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës.