Sa më e madhe çanta, aq më e mirë: Disenjatorët kanë vendosur, ky model do të jetë hit absolut i vitit!

Mini-çantat janë të shkëlqyeshme gjatë muajve të verës, mirëpo kur vjen sezoni i dimrit, na duhet hapësirë për gjërat të cilat i bartim me vete

Për këtë në ndihmë na vijnë modelet e mëdha

Advertisement

Rregull i këtij sezoni, kur është fjala për çantat, është – çanta sa më e madhe, aq më e mirë. Në trend janë modelet e me dimensione të mëdha, mjaft të mëdha që në to të vendosen çdo gjë që një femre i nevojitet.

Modelet e nuancave të errëta si p.sh. ngjyrë e zezë, ngjyrë ulliri apo të gështenjtë janë zgjedhje më e mirë sepse lehtë përshtaten me çdo veshje, ndërkaq sërish do të arrijnë efektin e dëshiruar, sepse tërheqin shikimin me dimensione e tyre.

 

Shikoni cilat modele i kanë ngazëllyer krijueset e modës dhe në çfarë mënyre i përshtatin në veshjet dhe stilin e tyre.

/TopChannel/