Flora Hasanaj është grevistja e tretë për ditën e sotme që lë cadrën e ngujimit dhe dërgohet me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Pas mesnatës, 43-vjecari Shkëlqim Kapllanaj nga Mallakastra u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për një kurim më të specializuar. Ndërkohë në orët e para të mëngjesit, Agim Seva nga Lushnja u detyrua të lërë grevën e urisë për shkak të rëndimit të kushteve shëndetësore. Në total janë 49 grevistë që i janë drejtuar spitalit, ndërkohë që cdo orë që kalon e veshtirëson qëndrimin e protestuesve në cadër.