Këngëtarja shqiptare braktis muzikën, bëhet pjesë e Këshillit Gjyqësor

Prej disa vitesh, Adea Pula ishte një ndër këngëtaret më të dashura për publikun.

Ndonëse nuk ishte aktive në skenë, ajo nuk u shkëput nga muzika dhe publikoi një ‘cover’ të baladës së Jennifer Hudson, ‘And I’m telling you’.

Advertisement

Mirëpo, sot duket se gjërat kanë ndryshuar për Adean, pasi këngëtarja ka marrë tjetër drejtim profesional.

‘Prive.al’ ka mësuar se bukuroshja është bërë pjesë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili është organ mbikëqyrës që synon të sigurojë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor dhe administrimin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

/Hapur.al/