Shqipëri – Moti sot, 15 maj 2010

Duke iu afruar orëve të mesditës pritet dendësim i shirave në vend. Shira më të konsiderueshëm do të bien në veri dhe qendër, herë pas here të shoqërurar me stuhi ere dhe shkarkesa rrufesh. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë një dobësim të intensitetit të shirave në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa zonat malore do të mbeten me shira të konsiderueshëm. Në kushtet e vranësirave dhe shirave do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit në mëngjes do të rriten ndjeshëm në zonat malore ndërsa mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 55 km/h, me drejtim jugperëndimor kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të arrijë 5-6 ballë.

Advertisement