Ka qenë ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, i cili në një prononcim për mediat ka përmendur, në mënyrë zyrtare, faktin se në tavolinë e bisedimeve ka një marrëveshje. Kreu i OSBE-së në Tiranë ka theksuar se tani është koha që palët të gjejnë kompromisin. Ambasadori i OSBE-së, nuk është ndalur gjatë në detajet e kësaj marrëveshje, por ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një pakt që ka gjetur dhe mbështetjen e kancelarive perëndimore. Bosch është treguar i kujdesshëm në deklaratën e tij, duke mos dhënë asnjë detaj mbi marrëveshjen e radhës mes palëve, por ka shtuar se “ky kompromis e ka mbështetjen e BE-së, SHBA-së, OSBE-së dhe duhet pranuar”.