Tiranë – Meta, situata nuk është në interes të vendit

Kryediplomati shqiptar, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun bullgar,Nickolay Mladenov, deklaroi se situata e krijuar nuk është në interes të vendit dhe kredibilitetit të tij. “Ka hapësira ligjore mes transparencës dhe Kushtetutës, për t’i dhënë përgjigje kërkesave të opozitës. Kam shprehur keqardhjen për grevën e urisë, por kjo lloj proteste nuk është instrumenti i duhur për të zgjidhur cështjen”, u shpreh Meta, duke theksuar se janë të gjitha mundësitë dhe instrumentat për të zgjidhurproblemet e krijuara në mënyrë civile dhe konstruktive. Zëvendëskryeministri shtoi se Shqipëria është një vend demokratik dhe protestat janë të lira, por zgjidhjet, sipas tij, vijnë vetëm përmes dialogut. Edhe ministri i Jashtëm Bullgar Mladenov i bëri thirrje liderëve politikë shqiptarë që të gjejnë zgjidhje për situatën përmes dialogut parlamentar. Kryediplomati i një vendi anëtar të BE-së, sic është Bullgaria, theksoi se një marrëveshje politike do të tregojë shenjën e pjekurisë së një vendi, që ka marrë angazhime në kuadër të integrimit.

Advertisement