Ndërkaq, gjendja e grevistëve socialistë vjen duke u rënduar dhe mësohet se në orët e vona të natës janë shënuar sërish dërgime në spital të të ngujuarve socialistë. Kryetari i PS-së, Edi Rama, ndërsa i ftoi të gjithë dje në protestën e sotme, në fjalimin e tij para opozitës deklaroi se nuk tërhiqet nga kërkesa për transparencën e zgjedhjeve. Lidhur me bllokimet e rrugëve në disa zona të rëndësishme të vendit, nga ana e saj, ministria e Brendshme ka pohuar se janë ndaluar persona me precedentë të rëndë penalë.