Parashikohet se kthjellime do të ketë në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat malore veriore, të cilat pritet të kenë herë pas here kalime vranësirash, ndërsa në orët e mesditës do të ketë diell në të gjithë territorin shqiptar. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonën e ulët ndësa zonat malore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare, kryesisht zonat malore veriore. Në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit në mëngjes do të pësojne rritje me 1-2 gradë ndërsa mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtim jugperëndimor ndërsa deti do të jetë i qetë.